Cakolli: Anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputetë duhet të dorëhiqen para certifikimit të rezultateve, atëherë kemi “qeveri në detyrë”

Eugen Cakolli nga Demokracia në veprim, ka reaguar pas lajmit se VV ka urdhëruar gazetarët që Kurtit të mos i referohen si “kryeministër në detyrë”, shkruan Periskopi.
Cakolli ka thënë se anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve dhe se atëherë, Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë”, derisa të zgjidhet Qeveria e re.
“Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja. Anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Vetëm atëherë, Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë” – derisa të zgjidhet Qeveria e re”, ka shkruar Cakolli në Facebook.
Postimi i plotë: