Berisha- Ramës: Të garantoj se pas datës 11 maj do të ekstradohesh në SHBA për t’u gjykuar

Berisha- Ramës: Të garantoj se pas datës 11 maj do të ekstradohesh në SHBA për t’u gjykuar

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama duke i thënë “se në rast se ia lejon vetes të rrethojë institucionet, do i rrethohet Surreli”.

Gjithashtu Berisha u zotua duke i thënë Ramës “të garantoj se pas datës 11 maj do të ekstradohesh në SHBA për tu rigjykuar me McGonigal”.

Ish-kryeministri tha se qëllimet e PD janë të qarta; zero toleranca ndaj krimit dhe korrupsionit dhe një program i shkëlqyer për shqiptarët.

Berisha: Këta janë të marrë fund. Këta mos kujtojnë kurrë se mund të kryejnë qoftë edhe veprimin më të vogël në mbështetje të opozitës. E kundërta është. E paralajmëroj Edi Ramën, se në rast se ia lejon vetes të rrethojë institucionet, do i rrethohet Surreli. Nuk mund të ketë akte triumf të Escobar. Uroj që mos të ndryshoj mendje se do ta gjejë Surrelin të rrethuar.

Po të përpiqesh ti ta shndërrosh grupin parlamentar në rifuxhio të hajdutëve. E tregoi sot veten me seancën që dëgjoi. Imagjinoni ju, hajdutët më të mëdhenj të bëhen gjykatës. Ishte seanca më tragji-komike në histori. Këto janë qëllimet tona. Zero toleranca ndaj krimit dhe korrupsionit dhe një program i shkëlqyer për shqiptarët.

Edi Rama të garantoj se pas datës 11 maj do të ekstradohesh në SHBA për tu rigjykuar me McGonigal. Ky është gjykimi ynë, përndryshe mund të gjykohesh edhe në Shqipëri para 11 majit. /Panorama

Shpërndaje në: