U hodh drejt policëve dhe më pas i goditi me thikë, vritet autori i sulmit në Paris

U hodh drejt policëve dhe më pas i goditi me thikë, vritet autori i sulmit në Paris

Një burrë sulmoi me thikë disa polic në veri të Parisit, por më pas u vra nga autoritetet.

Selia e policisë në kryeqytetin francez tha se një nga oficerët e policisë fillimisht përdori një armë elektrike, por nuk ishte në gjendje ta ndalonte autorin, teksa më pas një tjetër oficer ka përdorur armën, duke plagosur atë në gjoks, i cili ndërroi jetë pavarësisht ndërhyrjes së urgjencës.

Sipas rikonstruksionit të prefekturës, rreth orës 7 të mëngjesit të së mërkurës, autori është “hedhur” drejt një patrulle policësh të armatosur me dy thika.

I plagosur, atij iu bë masazh kardiak për ta ringjallur, por, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Hetimi i është besuar policisë së Seine-Saint-Denis, ndërsa Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare do të hetojë përdorimin e armëve të shërbimit nga oficerët.

Shpërndaje në: