Parandalohen mallra të falsifikuara, Dogana: Përbëjnë kërcënim serioz

Dogana e Kosovës njoftoi se ka parandaluar mallra të falsifikuara.
Gjatë kontrollit të një ngarkese, zyrtarët doganorë kanë identifikuar produkte te falsifikuara të markave të njohura, që siç u tha, jo vetëm që shkelin pronësinë intelektuale “por gjithashtu përbëjnë një rrezik për konsumatorët”.
“Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në luftën kundër mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset dhe ekonominë vendase. Produktet e falsifikuara nuk janë vetëm një shkelje ligjore, por edhe një kërcënim serioz për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Dogana tha se ky parandalim ndikon në mbrojtjen e ekonomisë dhe të shoqërisë.