Haxhiu kapet përsëri me Prokurorinë: Gënjeshtër, Kurti asnjëherë s’ka refuzuar t’i japë dëshmi në Prokuroinë Speciale

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu ka folur sot në lidhje me ftesën e Prokurorisë ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Haxhiut, kryeministri asnjëherë nuk ka refuzuar të jap dëshmi, por ai ka ftuar prokurorinë që të vinë në zyre, bile sipas ministres Kurti ka caktuar edhe data për këtë.
“E kam thënë edhe më herët, kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar kërkesën që të jap dëshminë e tij ndaj prokurorisë, Kurti i ka ftuar prokurorët që të vinë në zyrat e tij në kryeministri që të jap dëshminë e tij, por që prokuroria nuk duhet që është e interesuar për ta marrë dëshminë e Kurtit sepse ka pasur disa data që ka propozuar Kurti dhe nuk ka ardhur të marrë dëshminë e tij”, tha Haxhiu në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë.
Ajo tha se nëse Prokuroria Speciale ju ka drejtuar gjykatës me kërkesë që Kurti po refuzon dëshminë, ka gënjyer.
“Nuk e di se si Prokuroria Speciale është drejtuar Gjykatës, nëse ka thënë se Kurti po refuzon të jap dëshmi, kjo është gënjeshtër” ,tha Haxhiu duke shtuar se sistemi i drejtësisë nuk ka qenë asnjëherë më politik se tani.