Rrëzohet një punëtor në Lipjan, arrestohet pronari i objektit

Një burrë në Lipjan është rrëzuar nga ndërtesa në të cilën ishte duke punuar.
Policia njofotn se viktima është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa pronari i objektit është dërguar në mbajtje.
“ASGJËSIM APO DËMTIM, HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS – Lipjan 25.02.2025-07:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës ishte rrëzuar nga një ndërtesë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe inspektorët e punës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pronari i objektit i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”