Tre zyrtarë policor sulmohen fizikisht në Mitrovicën e Veriut, arrestohen 6 persona

Janë arrestuar 6 persona në Mitrovicën e Veriut pasi kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë policor.
Sipas njoftimit 24 orësht të Policisë, policët kanë marrë trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Kral Petri, Mitrovicë Veri 25.02.2025-00:20. Njësiti policor ka ndërhyrë në një rast rrahje mes disa personave meshkuj dhe gjatë ndërhyrjes të dyshuarit kanë ofenduar zyrtarët policor e më pas edhe i kanë sulmuar fizikisht. Tre zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Gjashtë (6) të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.