ShSKUK del me njoftim: Nuk ka pasur mungesë të infuzionit në asnjë klinikë

ShSKUK del me njoftim: Nuk ka pasur mungesë të infuzionit në asnjë klinikë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ( ShSKUK), ka thënë se ka pasur dhe ka qëndrueshmëri në furnizim me tretësirë për infuzion (NaCl 0.9%- 500 mililitra), dhe se për asnjë moment nuk ka pasur mungesë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

“Theksojmë se në muajin janar 2025, ShSKUK ka pasur në stok 54 mijë e 610 copë me tretje për infuzion, NaCl 0.9%- 500 mililitra, të cilat në vazhdimësi janë shpërndarë në institucionet që menaxhohen nga ShSKUK, si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme. Po ashtu, ka sasi të mjaftueshme me sisteme të infuzioneve dhe kanillave, ampula deksametazon dhe diklofenak, e që në vazhdimësi shpërndahen në QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme”, thuhet në reagim.

ShSKUK thotë se në muajin shkurt janë furnizuar me 6 mijë e 200 copë tretje për infuzion- NaCl 0.9%- 500 mililitra, dhe se në asnjë moment nuk ka pasur mugesë të tyre.

Shpërndaje në: