Sky News: Zelensky do të udhëtojë në Uashington të premten për t’u takuar me Trump

Volodymyr Zelenskyy planifikon të udhëtojë në Uashington të premten për t’u takuar me Donald Trump, raporton Sky News duke cituar një burim nga qeveria ukrainase.
Burimi i ka bërë të ditur mediumit se data për takimin ballë për ballë është propozuar nga pala amerikane.
Kjo vjen pas raportimit se Ukraina kishte rënë dakord për kushtet me ShBA-në mbi një marrëveshje të rëndësishme për mineralet.
Marrëveshja përcakton kushtet për krijimin e një fondi të ri për të investuar në mineralet e Ukrainës, materialet e rralla tokësore dhe burime të tjera natyrore të vlefshme.