Fejohet këngëtari shqiptar, zbulon se së shpejti do bëhet edhe baba

Këngëtari Egzon Pireci duket se pos në muzikë, rehati ka gjetur edhe në jetën personale.
Përmes Instagram-it, ai njoftoi se ka zhvilluar ceremoninë e fejesës me të dashurën e tij, dhe jo vetëm.
Po në atë datë, dyshja kuptoi se së shpejti do bëhen prindër të një djali, teksa artisti paralajmëroi edhe një dasmë ‘të madhe’.
“Mbram zyrtarisht u fejum, edhe e kuptum që po bohemi prind, e po i bjen që edhe u martum, veq po e presim beben. Edhe bohuni gati për nji darsëm të madhe”, shkroi ai pos tjerash.
Urime çiftit!
