“Kryeministër Hajvan”, vendoset edhe një grafit për Kurtin në Prishtinë

“Kryeministër Hajvan”, vendoset edhe një grafit për Kurtin në Prishtinë

Qytetarët vazhdojnë ta quajnë kryeministrin, Albin Kurti “Hajvan”. Ndonëse dje ishte fshirë një grafit më mbishkrimin “Kryeministër hajvan” sot është vendosur prapë një tjetër.

Në murin e rreth rrotullimit afër një qendre tregtare në Prishtinë, mëngjesin e sotëm është parë një grafit në të cilin shkruan “Kryeministër Hajvan”.

Grafiti i djeshëm ishte shkruar në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai ishte fshirë pasdite nga disa aktivistë të Vetëvendosjes.

Shprehja “hajvan” ishte përdorur nga kryeministri Albin Kurti më 9 shkurt, gjegjësisht në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Ai me këto fjalë iu drejtua atë natë opozitës.

“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…“, deklaronte ai.

Shpërndaje në: