Sekretari Hegseth mbron shkarkimet në Pentagon: Do të ketë të tjera në vijim

Sekretari Hegseth mbron shkarkimet në Pentagon: Do të ketë të tjera në vijim

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth këmbëngul se shkarkimi i papritur nga Presidenti Donald Trump i oficerit më të lartë ushtarak të vendit mes një vale shkarkimesh nga puna në Pentagon nuk ishte e pazakontë dhe ai sugjeroi se mund të ndodhin shkarkime të mëtejshme.

“Asgjë në lidhje me këtë nuk është e paprecedentë”, tha sekretari Hegseth, duke folur për largimin e gjeneralit të Forcave Ajrore CQ Brown Jr. nga posti i shefit të shtabit të përgjithshëm.

“Presidenti meriton të zgjedhë ekipin e tij të këshilltarëve kryesorë për sigurinë kombëtare”, tha ai.

Sekretari Hegseth theksoi se ka shumë presidentë që bënë ndryshime, duke përmendur ish-komandantët e përgjithshëm, si Franklin D. Roosevelt, George H.W. Bush dhe Barack Obama. Ish-Presidenti Obama, tha sekretari Hegseth, “shkarkoi ose liroi qindra” zyrtarë ushtarakë.

Sekretari Hegseth u pyet gjithashtu në lidhje me zyrtarët që mund të përpilojnë listat e zyrtarëve të tjerë të mbrojtjes që planifikojnë të shkarkojnë. Ai tha se nuk kishte asnjë listë, por sugjeroi se vërtet mund të vijojnë shkarkime të tjera.

“Ne kemi një sy shumë të mprehtë ndaj udhëheqjes ushtarake dhe gatishmërisë së tyre për të ndjekur rendin ligjor. Joe Biden dha urdhra të ligjshëm. Shumë prej tyre janë vërtet jo pozitivë. Gjëra të tilla si udhëresat me kufizime për vaksinën e COVID-it “gërryen” ushtrinë ideologjikisht”,  tha sekretari Hegseth.

“Presidenti Trump ka dhënë një grup tjetër urdhrash të ligjshëm dhe ato do të ndiqen. Nëse nuk ndiqen, atëherë ata oficerë do t’i drejtohen daljes”, shtoi ai./euronews

Shpërndaje në: