Reagon edhe UNMIK për mbylljen e qendrave sociale në Veri të financuara nga Serbia

UNMIK ka kundërshtuar mbylljen e disa qendrave sociale në veri të Kosovës, të cilat financoheshin nga Serbia.
Sipas UNMIK, ky veprim i institucioneve të Kosovës do të ndikojë negativisht në përditshmërinë e individëve.
Më tutje, thuhet se çështjet e pazgjidhura duhet të shtrohen në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Caroline Ziadeh është e shqetësuar për mbylljen e zyrave të financuara nga Serbia në veri të #Kosovës”, thuhet në reagim.
“…këto mbyllje dhe çështje të tjera të pazgjidhura të diskutohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim brenda Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.