Vdekja e Frank Wisner, Haradinaj: Luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka shkruar për vdekjen e ish-emisarit amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës diplomatit Frank Wisner.
Haradinaj ka shkruar se Wisner ka luajtur një rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe mikut të madh të Kosovës, diplomatit të shquar amerikan Frank Wisner.
Si Përfaqësues Special i SHBA-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ambasadori Ëisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e vendit tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike do të mbeten përjetësisht në kujtesën e popullit tonë.
Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Wisner dhe miqtë e tij. Populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të këtij diplomati vizionar në ndërtimin e shtetit tonë dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.
Pushoftë në paqe!