Haradinaj: Baca Bajram do të kujtohet si njeri i urtë, i fortë dhe i palëkundur në kërkimin e së drejtës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, i cili për dekada u angazhua për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Haradinaj tha se Qerkini “i ku nga kjo botë pa e mësuar se çfarë ndodhi me të birin dhe me shumë të tjerë, të cilët ende sot nuk dihet ku janë”.
“Baca Bajram do të kujtohet si njeri i urtë, i fortë dhe i palëkundur në kërkimin e së drejtës. Do e vazhdojmë rrugën e tij e s’do ndalemi së kërkuari drejtësi”, tha Haradinaj.
“Ngushëllime familjes Qerkini, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, u shpreh ai.