Shefi i OKB-së: S’duhet të kursejmë asnjë përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të hënën se vendet duhet të punojnë për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.
Ai ka bërë thirrje për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës.
“Ne nuk duhet të kursejmë asnjë përpjekje për t’i dhënë fund këtij konflikti dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në përputhje me Kartën e OKB-së, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme,” tha ai në një takim të nivelit të lartë të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, duke përsëritur se veprimet e Rusisë në shkurt 2022 shkelën dokumentin themelues të trupit global, kartën e OKB-së, raporton Reuters.