Incidenti në ndeshjen Liria-Vëllaznimi, tre persona në pranga

Incidenti në ndeshjen Liria-Vëllaznimi, tre persona në pranga

Tre persona janë ndaluar nga policia në lidhje me incidentin që ndodhi dje në Prizren, pas ndeshjes mes Lirisë dhe Vëllaznimit.

Pas përfundimit të ndeshjes, situata eskaloi kur tifozëritë e të dyja skuadrave hynë në fushë, duke shkaktuar përleshje.

Incidenti ndodhi në stadiumin “Përparim Thaçi”, ku forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të qetësuar situatën.

Fillimisht u raportua për dy persona të lënduar, por më vonë njëri prej tyre deklaroi se ishte vetëlënduar, raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7”.

Shpërndaje në: