Trevjetori i pushtimit rus, Maqedonci: Vitin e kaluar i dërguam Ukrainës dy pako mbështetëse ushtarake

Në trevjetorin e nisjes së pushtimti të shkallës së gjerë në Ukrainë nga Federata Ruse, ka shkruar Ministri i Mbrojtjes së Kosovës në detyrë, Ejup Maqedonci, i cili rikujtoi mbështetjen kosovare ndaj Ukrainës
“Në këto tri vite, ata janë mbështetur nga bota perëndimore me ndihma dhe armatim. Në kapacitetet tona, Kosova ka ndërmarr gjithçka për të mbështetur këtë luftë të drejtë të popullit ukrainas.
Mes tjerash, në aspektin ushtarak, ne kemi trajnuar për EOD 5 grupe në Kosovë, që nga viti 2023 jemi pjesë e operacionit Interflex ku jemi duke trajnuar në Mbreterine e Bashkuar rekrutët ukrainas ndërsa vitin e kaluar kemi dërguar dy pako mbështetëse ushtarake”, shkroi Maqedonci.