Policia për plagosjen në Klinë: Sekuestruam armë, karikator e mjete të mprehta – dy persona u arrestuan, viktimat po trajtohen në spital

Policia në Pejë ka lëshuar një njoftim për rastin e mbrëmshëm në Klinë, ku një person është plagosur dhe tre të tjerë janë lënduar.
Katër viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.
Të dyshuarit që ikën nga vendi i ngjarjes pas një pune hetimore janë arrestuar.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinё, me datën 23.02.2025, rreth orës 22:40, është njoftuar se nё rrugën “Ilir Merturi” nё Klinё, ka tё shtёna me armё zjarri. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar. I njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, gjithashtu edhe tre (3) tё lënduarit tjerё janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё. Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy (2) personave tё dyshuar.”
Gjatë arrestimit janë gjetur dhe sekuestruar:
– njё (1) armё pistoletё M57
– njё (1) karikator i sё njёjtёs armë
– pesё (5) fishekё kal: 7.62mm
– dy (2) gёzhoja kal:7.62mm
– njё mjet i mprehtë (brisk).
Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Plagosja në Klinë, një në gjendje të rëndë: Arrestohen dy persona