Policia heton grafitin “Kryeministër Hajvan”, Mehmetaj: Për këtë përdorim të poshtër të Policise, më mirë të mbushet krejt kryeqyteti me këtë slogan

Policia heton grafitin “Kryeministër Hajvan”, Mehmetaj: Për këtë përdorim të poshtër të Policise, më mirë të mbushet krejt kryeqyteti me këtë slogan

Grafiti “Kryeministër Hajvan” i bërë në një objekt afër QKUK-së ka çuar në ndërhyrjen e Policisë së Kosovës, e cila ka nisur të marrë në pyetje qytetarët në afërsi të vendit ku është shkruar mesazhi.

Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, një nga personat e intervistuar nga policia është edhe një roje sigurie i një objekti pranë vendit ku është bërë mbishkrimi.

Ai e cilësoi këtë veprim si një përdorim privat të policisë nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke e quajtur të papranueshëm.

“Policia e Xhelal Sveçlës…

Paramendojeni, policia paska dalë duke marrë njerëz në pyetje te vendi ku dikush e ka shkruar “Kryeministër Hajvan”.

Një prej personave që po e pyesin është edhe një sigurim i një objekti aty.

Pak a shumë, ky përdorim privat i policisë së shtetit ka pasë me qenë rregulli e jo përjashtimi nëse Vetëvendosje do t’i fitonte 50%.

Edhe në një qeveri koalicioni prapë do ta bëjnë, por do të jetë pak më e menaxhueshme. Po shpresoj.

Mirë kish qenë që për këtë përdorim të poshtër të policisë, të mbushet krejt kryeqyteti me këtë slogan.

S’mundeni me i ndal njerëzit me shkru bash çka të dojnë, ooo hajvana.” – ka shkruar Mehmetaj në Facebook.

Shpërndaje në: