E turpshme: Ndeshja përfundon me dhunë, tifozët e Lirisë sulmojnë futbollistët e Vëllaznimit

Nga një atmosferë e jashtëzakonshme për 90 minuta, ka përfundaur me dhunë ndeshja e Ligës së Parë, mes Lirisë dhe Vëllaznimit.
Pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë prizrenas janë futur në fushën e stadiumit ”Përparim Thaqi”, dhe kanë sulmuar futbollistët e skuadrës gjakovare.
Ky eskalim i situatës nuk i bënë nderë futbollit kosovar, pasi pamje të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë.
Kujtojmë që Liria e fitoi ndeshjen ndaj Vëllaznimit, me rezultat 1-0.