Vajzat nga Ferizaj fitojnë titullin nënkampione të Evropës në karate

Dy vajza nga Ferizaj Lijana Iseni dhe Behije Mustafa, kanë fituar titullin nënkampione të Evropës në karate, shkruan Periskopi.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i PDK’së Elmi Reçica, i cili derisa i ka uruar për suksesin, tha se është fryt i punës së palodhshme të tyre.
“Një mbrëmje e veçantë dhe plot emocion u organizua për të nderuar dy ferizajaset tona të jashtëzakonshme, Lijana Iseni dhe Behije Mustafa, të cilat shkëlqyen në arenën ndërkombëtare duke u kurorëzuar si nënkampione të Evropës”, ka shkruar ai.
Një mbrëmje e veçantë dhe plot emocion u organizua për të nderuar dy ferizajaset tona të jashtëzakonshme, Lijana Iseni dhe Behije Mustafa, të cilat shkëlqyen në arenën ndërkombëtare duke u kurorëzuar si nënkampione të Evropës 🥋🇽🇰.
Suksesi i tyre është fryt i punës së palodhshme dhe përkushtimit të tyre, si dhe mbështetjes së klubit të karatesë “Sharri”, themeluar nga vëllezërit Shaqiri: Shemsi, Afrim dhe Qendrim Shaqiri. Ky klub vazhdon të jetë një vatër e talentëve që bëjnë krenarë qytetin tonë dhe mbarë Kosovën.
Urime kampioneve tona për këtë arritje madhështore! 💪🔥