“Është qelbur, zhul…” – Gerta debaton me Gjestin për punët e shtëpisë: Mos kopjo, gjej stil…

“Është qelbur, zhul…” – Gerta debaton me Gjestin për punët e shtëpisë: Mos kopjo, gjej stil…

Dita e sotme ka nisur shumë e zhurmshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Debati i parë ka ndodhur mes Gertës, Danjës dhe Gjestit, pasi dy banoret i kërkuan atij se pse nuk është lavanderia e pastër dhe pse janë rrobat në tokë.

Në rolin e liderit, këngëtari ka lënë Valbonën që të merret me lavanderinë.

Të dy mbrëmë kanë marrë disa rroba nga aty dhe i kanë hedhur në tokë në living.

Sipas Danjës, Gjestit i ka bërë lavazh truri Valbona.

Ndërkohë, Gerta i kthehet duke i thënë se këtë veprim e ka bërë ajo e parë, kështu që të ndryshojë stil, mos të kopjojnë.

Pjesë nga debati:

Danja: Është në gjendje të mjerueshme ashtu, secili duhet të rregullojë

Rozana: Këto jorganët ku t’i çojmë

Gerta: I palosim dhe i vendosim aty te Lori Caffe, aty ku fjeti Lori

Danja: Ose në lavanderi

Gerta: Ku ti lësh në lavenderi në mes të pluhurit, e ke parë ça pluhuri ka aty

Danja: Filtrat e tharjes e bëjnë të gjithë pluhurin, të betohem

Gerta: Të mos më imitojë Valbona mua

Danja: E di kur e ka bërë, natën vonë

Gerta: Ajo është kopjace komplet

Danja: E ka bërë me Gjestin

Gerta: Gabim edhe ai

Danja: Po ti që more gjithë rrobat dhe i solle në sallon, në atë orë e gjete

Gjesti: Ju thashë hajde e merrini, hajde e merrini

Danja: Të nxiti ajo që s’ka dy pare mend

Gerta: Atë e bëra unë, rrobat thashë hajde e merreni dhe ua solla te dhoma e gjumit

Gjesti: Hajde e merreni, hajde merrini në lavanderi, edhe në tokë komplet

Gerta: Lavanderia e qelbur, gjithë zhul

Gjesti: Vetë merreni, edhe me ua la, me i palosë dhe me u dhënë

Danja: Një ditë do e bëjë dhe do nis të ulërasë. Të ka bërë lavazh trurit ajo. Livia e ka mbajtur xixë lavanderinë dhe nuk është ankuar asnjë ditë

Gerta: Ti pastroje një herë lavanderinë

Gjesti: Po t’a ninë

Gerta: Po bën të njëjtën gjë që kam bërë unë? po bëni stilin tim? Mos bëni stilin tim as ti dhe as ajo tjetri, mos kopjoni

Shpërndaje në: