Mehmetaj publikon postimin e Gërvallës ku e sulmonte Limajn: Vazhdoj me besu që s’i përbinë përshkrimet për të

Deklaratat e kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj, për gatishmërinë e tij për një koalicion të mundshëm me partinë fituese të zgjedhjeve, në këtë rast Vetëvendosjen, u përcoll me reagime të shumta në opinion.
Gazetari Lirim Lirim Mehmetaj, përmes një postimi në Facebook, tha se “vazhdon të besoj” se Limaj “nuk i përbinë” përshkrimet e bëra nga zyrarët e qeverisë Kurti.
Ai e ka shpërndarë një postim të ministres Donika Gërvalla në Facebook, ku i kundërvihet deklaratës së kryetarit të NISMA-s rreth kritikave të tij në atë botë se kryeministri Kurti “duhet ta mësojë njëherë se si funksion shteti”.
“Une vazhdoj me besu qe Fatmir Limaj nuk i perbine pershkrime si keto ketu per te.
Ja p.sh Donika Gervalla po i thote qe ti na ke q* nanen.
Eshte ma i forte çeliku se me tejkalu kete, apo jo?”