Analisti i afërm me VV-në e qon në ”qiell” Limajn: I urtë dhe idealist, dha mundësinë e krijimit të Qeverisë

Pas deklaratës së mbrëmshme të kryetarit të NISMA-s se deputetët e kësaj partie mund të hyjnë në qeveri me të gjitha partitë, duke i hequr vijat e kuqe për Vetëvendosjen, kanë ardhur reagimet e para edhe nga kjo parti.
Limaj tha dje se është i gatshëm të ulet me këdo për ta bërë qeverinë e re, duke thënë po ashtu se e respekton votën e qytetarëve që i dhanë Albin Kurtit mbi 40% në rezultatet preliminare.
Për këtë, Sadri Ramabaja, analist i njohur dhe anëtar i VV-së, menjëherë i doli në mbështetje këtij koalicioni eventual.
“Krijimi i përshpejtuar i Qeverisë Kurti III, natyrisht falë edhe pozicionimit të maturuar politik, largvajtës e tejet të urtë të idealistëve si Fatmir Limaj, na e krijon mundësinë reale që të përballemi me kohë me kolonën e pestë”, shkroi Ramabaja në Facebook.
Kujtojmë se pak orë pas mbylljes së kutive të votimit më 9 shkurt, Albin Kurti doli në shesh dhe partitë opozitare i quajti “hajvana”