Berisha i reagon ashpër Limajt: Zuzarë, nënshtrimin për interesa të ngushta mos na e shitni si vlerë kombëtare

Bekë Berisha i AAK-së i ka reaguar ashpër kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj pasi ky i fundit u shpreh i gatshëm për të bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Periskopi.
Berisha përmes një statusi e ka quajtuar Limajn ‘zuzarë’.
”Nenshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombetare” – ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Komunikatë 001
Zuzarë të dashur të vendit tim
Nenshtrimin për interesa të ngushta
Mos na e shitni si vlerë kombetare !🇦🇱
I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj u pyet nëse ka vija të kuqe për ndonjë parti.
Ai deklaroi se është i gatshëm të negociojë me cilëndo parti që e fton.
“Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj në Debat Plus. /Periskopi/
Limaj s’ka vija të kuqe: Kush më fton unë jam i gatshëm të ulem në tavolinë