Boksieri i njohur gjerman plagoset në Beogard

Boksieri i njohur nga Gjermania, Mario Dasser është plagosur sot në Beograd të Serbisë në orët e hershme të mëngjesit.
Dasser ishte së bashku me një shokë të tij rrugëve të Beogardit, ku dy sulmues gjuajtën me armë në drejtim të tyre, shkruan Indeksonline
36-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve, policia serbe ka nisur kërkimin për dy sulmuesit që qëlluan boksierin dhe shokun e tij.
Desser gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 14 meçe boksi dhe ka fituar në të gjitha (7 prej tyre me nokaut).
