Vjen reagimi i parë nga NISMA, pasi Limaj tha se s’ka vija të kuqe me VV-në: Është keqkuptu dhe keqinterpretu

Vjen reagimi i parë nga NISMA, pasi Limaj tha se s’ka vija të kuqe me VV-në: Është keqkuptu dhe keqinterpretu

Kandidati për deputet i NISMA-s, Zafir Berisha ka folur për Periskopin pas deklaratës së Fatmir Limajt të dhënë mbrëmë e ku u shpreh i gatshëm për të bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Periskopi.

Berisha, në një prononcim për Periskopin tha se deklarata e Limajt është ”keqkuptuar dhe keqinterpretuar’.

Sipas tij, Limaj nuk e kishte fjalën për koalicion, por për të biseduar për çështje të mëdha për Kosovën.

”Deklarata e Fatmirit mendoj që është keqkuptu se kund nuk foli për kualicion të mundshëm. Është keqkuptu dhe keqinterpretu.

Me u ulë me bisedu për çështje të Kosovës dhe me u ulë me bisedu për kualicion, ka dallim”, u shpreh Berisha.

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj u pyet nëse ka vija të kuqe për ndonjë parti.

Ai deklaroi se është i gatshëm të negociojë me cilëndo parti që e fton.

Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj në Debat Plus. /Periskopi/

Limaj s’ka vija të kuqe: Kush më fton unë jam i gatshëm të ulem në tavolinë

Shpërndaje në: