Aksion i Policisë së Kosovës në veri, goditet qendra që frikësonte qytetarët për të votuar Listën Serbe

Policia e Kosovës aktualisht është duke zhvilluar një aksion në disa qendra në veri të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën veriore, Veton Elshani.
“Me 08 shkurt 2025 një ditë para zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë, ne kishim arrestuar 4 persona (zyrtar te Qendrës për Pune Sociale ne Zubin Potok) në lidhje me veprën cenim i përcaktuesve të votuesve.”, tha Elshani.
Sipas tij, në zyrat e qendrës për pune sociale e cila ishte një strukturë paralele/ilegale dyshohej se i kanë thirrur qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyru apo udhëzu se si te votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie të caktuar politike e cila ishte ne garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
“Në fakt këta zyrtar të qendrës për pune sociale e cila ishte në strukturë paralele/ilegale dyshohej se kanë thirre qytetar të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyru apo udhëzu se si te votojnë duke i kushtëzu ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie të caktuar politike e cila ishte ne garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Lidhur me punën tone hetimore ne e kemi njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga te cilët kemi kërkuar që të na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qëllim të zbulimit të provave me te cilat do te vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti te kundërligjshëm e qe cilësohet si falsifikim i dokumenteve.
Prokuroria Themelore ne Mitrovicë e ka aprovuar kërkesën tonë dhe e ka dërgu mandej kërkesën e vet për urdhër të kontrollit në Gjykatë gjë të cilën edhe e ka marr dhe tani jemi ne kontroll te këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës. Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorin me te gjeturat e cila mandej do te vendos për hapat e mëtejmë”, tha Elshani./