Shpërthen gypi kryesor, Vushtrria mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor, i gjithë qyteti i Vushtrrisë dhe fshatrat deri në Grace kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Në njoftim thuhet se poashtu edhe Dobërlluka dhe Smrekonica janë pa ujë, derisa ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit po bëjnë përpjekje për të ofruar një zgjidhje të përkohshme për sonte.
“Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor 700 mm në daljen e Vushtrrisë, pranë “EMONA”-s, i gjithë qyteti i Vushtrrisë, si dhe fshatrat deri në Grace, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes. Po ashtu, edhe Dobërlluka dhe Smrekonica janë pa ujë.Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje për të ofruar një zgjidhje të përkohshme për këtë natë. Puna kryesore për sanimin e gypit, i cili ndodhet në thellësi prej rreth 4 metrash nën sipërfaqen e tokës, pritet të fillojë nesër”, thuhet tutje në njoftim.