Shoqata e Bartenderëve të Kosovës pranohet në International Bartenders Association!

Shoqata e Bartenderëve të Kosovës pranohet në International Bartenders Association!

Shoqata e Bartenderëve të Kosovës (KOBA) është pranuar zyrtarisht si anëtare vëzhguese e International Bartenders Association (IBA) – organizata më prestigjioze në botë për bartenderët profesionistë.

Me këtë, bartenderët kosovarë do të kenë qasje në trajnime ndërkombëtare, kompeticione prestigjioze dhe rrjete profesionale globale, duke hapur horizonte të reja për zhvillimin e tyre profesional.

Njoftimi:

Me krenari dhe entuziazëm, njoftojmë se Shoqata e Bartenderëve të Kosovës (KOBA) është pranuar zyrtarisht si anëtare vëzhguese e International Bartenders Association (IBA) – organizata më prestigjioze në botë për bartenderët profesionistë!

Ky sukses historik u konfirmua gjatë Kampionatit Ndërkombëtar të Bartenderëve, i mbajtur në Madeira, Portugali, duke e vendosur Kosovën në hartën globale të mixologjisë dhe industrisë së mikpritjes.

Kjo arritje është rezultat i përkushtimit dhe punës së palodhshme të ekipit të KOBA-s, nën udhëheqjen e Presidentit Ideal Tafarshiku dhe Sekretarit Yll Hyseni, të cilët me vizionin dhe pasionin e tyre kanë ngritur standardet e bartending-ut në Kosovë.

Tashmë, bartenderët kosovarë do të kenë qasje në trajnime ndërkombëtare, kompeticione prestigjioze dhe rrjete profesionale globale, duke hapur horizonte të reja për zhvillimin e tyre profesional.

Urime komunitetit të bartenderëve të Kosovës për këtë sukses të madh! Ky është vetëm fillimi!

Shpërndaje në: