Fero harron Arbeniten, gati për martesë të re

Fero duket se ka hequr dorë njëherë e mirë nga Arbenita edhe pse pas ndarjes së bujshme i kërkonte falje dhe rikthim.
Tani ish-reperi duket se ka rigjetur dashurinë dhe është në prag të martesës me një vajzë tjetër.
I pyetur nëse do të hynte sërish në një lidhje me Arbenitën nëse do të mund të kthente kohën pas, Fero befasoi me deklaratën e tij të drejtpërdrejtë: “Jo, kurrë s’do t’i hyja asaj lidhjeje, me gjithë respektin, sepse prej asaj lidhjeje kam një vajzë, por po ta ktheja kohën, s’do i hyja asaj lidhjeje kurrë”.
Fero zbuloi se tashmë është në një lidhje të re dhe në prag të martesës.