“Është qasje tepër e gabuar, nuk guxon kryeministri t’i bëjë këto”- Kadri Kryeziu kritikon Kurtin për gjuhën e ashpër ndaj Prokurorisë Speciale

Kadri Kryeziu ish – kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka qenë i ftuari i radhës në “Real Talk me Maxhunin” që transmetohet në Periskopi dhe T7.
Kryeziu ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i cili i pati thënë se prokurorët nga 10 shkurti do të qëndrojnë në shtëpi, për shkak se do të themelohet prokuroria e re.
Ish – kryetari i Kushtetueses e quajti të gabuar qasjen e Kurtit.
‘Është gabim, është qasje tepër e gabume e cila nuk guxon kryeministri këto cështje me i bo. Sepse të ndërtohet një prokurori janë disa mundime disa sakrifica. Nuk mundet me qenë sikur kryeministri që ka të drejtë ministrin em shkarku kur të dojë, është problem. Janë disa procedura, disa provime disa situate të caktuara, janë të nominuar nga presidenti të gjithë prokurorët edhe prokurori kështu që është gabim, qasje tepër e gabume’’, u shpreh Kryeziu në Periskopi.