Planifikonte sulm me armë në stacionin e trenit, arrestohet adoleshenti në Austri

Autoritetet austriake kanë arrestuar një 14-vjeçar me dyshimin se po planifikonte një sulm militant në stacionin e trenit Westbahnhof të Vjenës, njoftoi sot agjencia austriake e lajmeve APA.
Adoleshenti u arrestua më 10 shkurt dhe në shtëpinë e tij u gjetën sende që sugjeronin se ai mbështeste Shtetin Islamik, raporton euronews.
Raporti vjen pas një sulmi me thikë në qytetin jugor Fillah të shtunën, në të cilin një refugjat sirian 23-vjeçar dyshohet se vrau një adoleshent dhe plagosi pesë persona, sipas Reuters.
Sipas autoriteteve austriake, burri u radikalizua pasi kishte parë video islamike në mediat sociale.