Berisha: Nga ardhja në pushtet e Albinit dhe Vjosës, AKI është bërë si UDB serbe

Zafir Berisha nga NISMA ka reaguar pas raportimeve se pajisja përgjuese që gazetari Vehbi Kajtazi është i AKI-së.
Ai ka thënë se urgjentisht do të duhej të shkarkohet drejtori i këtij institcionit.
Berisha ka thënë se nga ardhja në pushtet e Kurtit dhe Osmani, AKI është bërë si UDB serbe.
Postimi i plotë:
Pasi Prokuroria ka konfirmuar se pajisja përgjuese që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është e AKI-së, urgjentisht duhet të shkarkohet drejtori i këtij institucioni.
AKI-së deri tash ka qenë institucioni më i besuar i sigurisë në vend, me këtë veprin tregon se nga ardhja në pushtet të binomit Albin&Vjosa, ky shërbim intelegjent është bër si UDB serbe dhe KGB ruse.
Zafa