Franca: S’e kuptojmë logjikën e komenteve të Trumpit për Ukrainën, s’është konsultuar me aleatët europianë

Franca nuk e kupton pse presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte fajtor për pushtimin e Rusisë në vendin e tij dhe luftën që rezultoi, tha të mërkurën një zëdhënës i qeverisë franceze, raporton The Guardian.
“Ne nuk e kuptojmë logjikën shumë mirë” u tha gazetarëve zëdhënësja Sophie Primas, duke përshkruar komentet e Trumpit si “shpesh të pakuptueshme”.
Reuters raportoi se Primas tha se Trump ka bërë një numër komentesh për Ukrainën gjatë ditëve të fundit pa u konsultuar me aleatët e tij europianë.