Abdixhiku takohet me amabsadorin britanik: Presim nga KQZ të mbyllë sa më shpejtë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve

Abdixhiku takohet me amabsadorin britanik: Presim nga KQZ të mbyllë sa më shpejtë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është takaur me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Abdixhiku tha se diskutuan për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ritheksoi se presin që KQZ ta mbyllë sa më shpejtë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore.

“Kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, në proceset më të rëndësishme të saj”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Kryetari Abdixhiku dhe ambasadori britanik Hargreaves, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike karshi këtyre zhvillimeve, me theks të veçantë rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit.
Kryetari Abdixhiku para ambasadorit Jonathan Hargreaves, ritheksoi se pret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të mbyllë sa më shpejtë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve gjithmonë mbi bazën e parimeve demokratike.
Në fund të këtij takimi, kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, në proceset më të rëndësishme të saj.

Shpërndaje në: