Kroacia mbështet Kosovën në anëtarësimin në BE dhe NATO

Kroacia mbështet Kosovën në anëtarësimin në BE dhe NATO

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, presidenti Milanoviq ka shprehur urimet e përzemërta për presidenten Osmani dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke dëshiruar progres dhe mirëqenie për vendin tonë.

Ai ka vënë në pah marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe të ngushta mes dy shteteve dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, për të mirën e dy popujve.

Presidenti kroat ka nënvizuar gjithashtu rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Kroacisë për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore.

Tutje ai ka ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Kroacisë për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet rajonale të bashkëpunimit, duke përfshirë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO.

 

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Rama apel emigrantëve të kthehen: Në turizëm dhe ndërtim merr sa në Greqi, keni më pak taksa

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje emigrantëve që të kthehen dhe të investojnë…

Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e Qerkinit: U bë zëri i shumë familjeve që presin të vërtetën për të zhdukurit

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka vdekur në orët e para të…

Akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri në Gjykatën e Posaçme, do të njihet me masën e sigurisë

Safet Bajri (Rustemi) u zhvendos mëngjesin e sotëm nga Blloku i Sigurisë në Gjykatën e…

Tom Doshi paraqitet në SPAK

Tom Doshi u paraqit paraditen e së hënës në SPAK. Kreu i Partisë Social Demokrate…

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës/ Analiza e REL: Një ngërç me pasoja të zgjatura

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës të ndryshojë kursin…

Zelensky lavdëron heroizmin e ukrainasve në tre vjet luftë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është krenar për vendin e tij, për “tre…

Sot i jepet lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Gafurr Podvorica

Sot mbahet ceremonia e varrimit e Gafurr Podvorica, ish-veteran i UÇK-së dhe drejtor i Institutit…