Deputeti i Kantonit të Bernit: Çdo hap i Osmanit drejt Kurtit do të ishte përfundim i karrierës së saj politike

Deputeti i Kantonit të Bernit: Çdo hap i Osmanit drejt Kurtit do të ishte përfundim i karrierës së saj politike

Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, e ka ftuar presidenten e Kosovës që të ketë kujdes në raport me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se çdo hap i Osmanit në drejt VV-së dhe Kurtit do të ishte nënshkrim i përfundimit të karrierës së saj politike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Osmani gjithmonë e ka opsionin e dorëheqjes dhe kandidimit për kryeministër.

“Çdo hap që Vjosa Osmani e bon drejt VV-së dhe Albin Kurtit ka me nënshkru fundin e parakohshëm të karrierës së saj politike, kur t’i marrim parasysh ndryshimet kulturore që po ndodhin n’Perëndim dhe që s’ka dyshim që kanë me prek edhe Kosovën për disa muaj a vite. Vjosa Osmani gjithmonë e ka opsionin me dhanë dorëheqje një vit para përfundimit të mandatit të saj si presidente, edhe me kandidu për kryeministre tash dhe me kriju një koalicion!”, ka shkruar Rashiti.

Shpërndaje në: