Publikohet lista e përditësuar e LDK’së, këta janë kandidatët që morën më së shumti vota

Është publikuar një listë e përditësuar e kandidatëve të LDK’së për deputetë që kanë marrë më së shumti vota.
Listës i prinë kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 94 mijëe 778 vota.
Pas tij vjen Doarsa Kica- Xhelili me 38 mijë vota, ndërsa e treta është Hykmete Bajrami me 35 mijë vota.
I katërti në listë është Kujtim Shala me 31 mijë, e i pesti Avdullah Hoti me 26 mijë vota.
Lutfi Haziri, Anton Quni, Jehona Lushaku-Sadriu, Imri Ahmeti, Armend Zemaj, Marigona Geci, Fadil Hadërgjonaj e Besian Mustafa janë kandidatët që radhiten tutje.