E konfirmuar: Gjykata pranon kërkesën nga Prokuroria Speciale që Kurti të sjellet me forcë për intervistim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore kërkesën për ftesën e kryeministrit Albin Kurti, që të paraqitet në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e konfirmoi këtë për Insajderin, duke shtuar se kërkesa është pranuar dhe është në proces shqyrtimi.
“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata,” tha Gashi.
Theksojmë se Kurti ka refuzuar të paraqitet në prokurori, duke iu kërkuar prokurorëve që ata t’i shkojnë në zyrë për intervistim.
“Jam thirrur aty si dëshmitar për të dëshmuar në lidhje me një çështje. Unë mbetem i hapur të bashkëpunoj me prokurorinë dhe gjykatat dhe kam bërë ftesën që dëshminë ta jap në zyrën time. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt”, deklaronte ai.
Gjykata me urdhër: Kurti pritet të merret me forcë nga Policia për të dëshmuar në Prokurori