Luan Gacaferri e Hysamedin Feraj: Kush dështoi keq në listën e VV-së?

Luan Gacaferri e Hysamedin Feraj: Kush dështoi keq në listën e VV-së?

Prurjet e reja të Vetëvendosjes, të paktën disa prej tyre, dështuan keq në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në mesin e tyre Luan Gacaferi që dje i gëzohej sëmundjes së Thaçit, apo Sanije Rexha, bashkëshortja e Sandokanit.

Megjithatë, të dy janë krejt në fund të listës për nga numri i votave që kanë marrë.

Luan Gacaferri mori vetëm 3 mijë e 700 vota deri më tash, kurse Sanije Rexha 5 mijë e 720 vota.

Numër të vogël të votave ka marrë edhe ‘këshilltari special’ i Kurtit, Hysamedin Feraj. Ai u votua nga rreth 4 mijë e 900 qytetarë.

Keq dështoi edhe Hydajet Hyseni i cili mori mbi 5 mijë e 700 vota. Të gjithë, pothuajse e kanë të pamundur ulësen në Kuvend.

Në 50-she të parë nuk janë as emrat si Gazmir Raci, Rozeta Hajdari, Enver Dugolli e Ardian Gola.

Me votat e numëruara deri tash, kanë dalur listat e kandidatëve të partive politike që potencialisht kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Pas partive të tjera, një listë ka dalur edhe për partinë në pushtet.

Albin Kurti është më i votuari me 222 mijë vota. Pas tij vjen Glauk Konjufca me 170 mijë vota. Faton Peci ka marrë vota si i treti me 84 mijë sosh.

Pas Pecit, vjen Hekuran Murati me 80 mijë, Albulena Haxhiu me 76 mijë, Xhelal Sveçla me 72 mijë e Donika Gërvalla me 68 mijë.

Ulëse ka siguruar edhe Avni Dehari që është votuar 58 mijë herë, si dhe Mimoza Kusari-Lila që ka marrë mbi 50 mijë vota.

Në mesin e emrave të tjerë që kanë marrë shumë vota janë edhe Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Saranda Bogujevci.

Këngëtarja Edona Llalloshi ka marrë mbi 26 mijë vota, Mefail Bajqinovci 24 mijë të tjera.

Kuvendit pritet t’i shtohet edhe zëri i fuqishëm i Agim Bahtirit që është votuar nga 12 mijë qytetarë.

Në anën tjetër, ulëse pritet të sigurojë edhe Bylbyl Sokoli pasi ka marrë mbi 12 mijë vota.

Shpërndaje në: