Ministra, deputetët e “analisti” i LVV-së që po mbesin jashtë Kuvendit

Ministra, deputetët e “analisti” i LVV-së që po mbesin jashtë Kuvendit

Deputetë të legjislaturës së fundit nga Lëvizja Vetëvendosje si Ardian Gola e Enver Dugolli, Agon Batusha duket se do të mbeten jashtë Kuvendit.

Gola ishte i 36-ti në listën e më të votuarve të LVV-së në zgjedhjet e vitit 2021, duke marrë 11,238 vota. Batusha ishte i 26-ti me 13,041 vota.

Në Kuvend nuk do të mund të hyjë as “analisti” Gazmir Raci, i cili iu bashkua LVV-së zyrtarisht para zgjedhjeve.

Në top 47 më të votuarit e kësaj partie nuk është as ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e përfshirë në disa afera. Ajo është nën hetimet e Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin e rezervave shtetërore. Në zgjedhjet e vitit 2021, ajo kishte marrë 11,207 vota.

Megjithëse kishte një numër të mirë në listë, 16-shin, ajo nuk ka arritur të renditet ndër më të votuarit, ku janë plot të tjerë që janë në listën e kandidatëve për deputetë ishin pas saj.

Shpërndaje në: