Konsullata në Stuttgart e feston Pavarësinë në bashkëpunim me Qendrën Islame, reagon Kryeziu: Është festë kombëtare, jo fetare, skandal i llojit të vet

Ismet Kryeziu nga Dnv ka reaguar pasi konsullata e Kosovës në Shtutgart bashkë me Qendrën Islame Shqiptare kanë organizuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Gjermani.
Kryeziu i kritikoi të dy institucionet, duke theksuar se Pavarësia e Kosovës është ngjarje kombëtare, jo fetare.
“Si e tillë duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa involvuar organizata fetare. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe një dështim i institucioneve tona diplomatike jashtë vendit”, ka shkruar mes therash Kryeziu.
Postimi i plotë:
Pavarësia e Kosovës është festë kombëtare, jo fetare.
Konsullata e Kosovës në Shtutgart, në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare, paska organizuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Gjermani. Ky është një skandal i llojit të vet, ku një institucion shtetëror bashkëpunon me një institucion fetar për të organizuar dhe shënuar një ngjarje shtetërore.
Pavarësia e Kosovës është ngjarje kombëtare, jo fetare, dhe si e tillë duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa involvuar organizata fetare. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe një dështim i institucioneve tona diplomatike jashtë vendit.
Ka po shkon ky vend me ambasadorë e konsuj që nuk e dinë as vetë se çfarë përfaqësojnë dhe cili është misioni i tyre?
Pavarësia e Kosovës është festë kombëtare, jo fetare.
Konsullata e Kosovës në Shtutgart, në bashkëpunim me Qendrën…
Posted by Ismet Kryeziu on Tuesday, February 18, 2025