Osmani pranon urime nga presidenti i Estonisë për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Osmani pranon urime nga presidenti i Estonisë për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Karis ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë sot midis dy shteteve dhe ka shprehur dëshirën për ta forcuar më tej miqësinë në vitet e ardhshme, veçanërisht në fushat e digjitalizimit dhe qeverisjes elektronike.

Ai ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke konfirmuar gatishmërinë për të ndarë përvojën e Estonisë në procesin e integrimit në BE dhe reformat përkatëse.

Shpërndaje në: