Çitaku i reagon Gacaferit: Kur keqësimi i shëndetit të dikujt bëhet arsye për festë, aty nuk kemi të bëjmë më me politikë – por me degradim njerëzor

Çitaku i reagon Gacaferit: Kur keqësimi i shëndetit të dikujt bëhet arsye për festë, aty nuk kemi të bëjmë më me politikë – por me degradim njerëzor

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar kandidatit të VV-së për deputet, Luan Gacaferi pasi i njëjti përmes një statusi në facebook ‘ i gëzohet’ gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të ish- presidentit Hashim Thaçi dhe vazhdimit të paraburgimit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Çitaku shkruan se ‘nuk kemi të bëjmë më me politikë – por me degradim njerëzor’.

”Dhe më e trishta? Këta nuk janë thjesht individë të rastësishëm, por njerëz të cilët përfaqësojnë një mentalitet që na ka zhytur në një pellg të helmit politik dhe shpirtëror. Kur një kandidat për deputet, një njeri që kërkon besimin e qytetarëve, bëhet simbol i një urrejtjeje të tillë, atëherë s’kemi të bëjmë më me një problem individual – por me një krizë të thellë morale”, ka shkruar Çitaku.

Postim i plotë:

Kur një njeri gëzohet për sëmundjen e tjetrit, kur keqësimi i shëndetit të dikujt bëhet arsye për festë, aty nuk kemi të bëjmë më me politikë – por me degradim njerëzor.

Presidenti Thaçi vazhdon të mbahet në paraburgim tash e gati 5 vite, dhe disa i japin vetes të drejtën të shpërfaqin ligësi dhe urrejtje të papërmbajtur.

Dhe më e trishta? Këta nuk janë thjesht individë të rastësishëm, por njerëz të cilët përfaqësojnë një mentalitet që na ka zhytur në një pellg të helmit politik dhe shpirtëror. Kur një kandidat për deputet, një njeri që kërkon besimin e qytetarëve, bëhet simbol i një urrejtjeje të tillë, atëherë s’kemi të bëjmë më me një problem individual – por me një krizë të thellë morale.

Mjerim. Turp. Dhe një pasqyrë e qartë e rrugës ku na ka çuar kjo mendësi politike.

E rëndë: Kandidati për deputet e VV-së i quan lajme të mira problemet shëndetësore të Thaçit dhe zgjatjen e paraburgimit

Shpërndaje në: