Abdixhiku takon ambasadorin italian, flasin për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve të fundit

Abdixhiku takon ambasadorin italian, flasin për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve të fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Abdixhiku në takim theksoi rëndësinë e mbylljes së shpejtë të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), duke siguruar që të respektohen në plotni parimet demokratike.

Sipas njoftimit, Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke nënvizuar angazhimin e mëtutjeshëm të përbashkët për zhvillimin e vendit.

Shpërndaje në: