Haradinaj takon Prattipatin, flasin për zhvillimet politike në vend

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.
Gjatë këtij takimi, biseduan për procesin e zgjedhjeve dhe zhvillimet aktuale.
Sipas njoftimit, Haradinaj thotë se theksoi qëndrimin për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës, e sidomos asaj drejt NATO-s.
Postimi i plotë:
Sot prita të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati. Bashkëbiseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 9 shkurtit, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.
Theksova qëndrimin tonë të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Veçanërisht, rëndësinë e anëtarësimit direkt në NATO përmes Planit Aksional, si rruga më e sigurt për arritjen e objektivave tona strategjike për sigurinë dhe prosperitetin e vendit.
Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ky partneritet i fuqishëm përbën garancinë më të mirë për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.