“Treni Bullgar’ dyshohet të jetë përdorur në Gjakovë, Prokuroria: Kemi autorizuar policinë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka reaguar sërish për dyshimet lidhur gjetjen e dy fletëvotime të pavulosura në një rast në Gjakovë.
Prokuroria ka bërë me dije se për këtë rast ka autorizuar policinë e Kosovë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve.
“Siç ju kemi njoftuar Prokuroria Themelore Gjakovë, lidhur me një (1) rast të ditës së zgjedhjeve, ju njoftojmë se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve lidhur me këtë rast”, ka bërë me dije Prokuroria në Gjakovë.