Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për mashtrim

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për mashtrim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave që janë të dyshuar për mashtrim.

Në një njoftim në Facebook Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët informacione që mund të çojnë në identifikimin e tyre.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personave të dyshuar. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën mashtrim”, shkruhet në postim.

Shpërndaje në: